Kuriozitete Ja sa kushton një vizitë turistike në Stacionin Hapësinor të NASA-s

Ja sa kushton një vizitë turistike në Stacionin Hapësinor të NASA-s

NASA njoftoi të premten se pjesa e saj e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës është e hapur për biznes, por me një kosto goxha të kripur. Qasja e përditshme në sistemin e mbijetesës dhe në tualet do t’i kushtojë një astronauti amator rreth 11,250 dollarë në ditë.

Kësaj shifre i shtohet edhe shuma prej 22,500 dollarësh në ditë për ushqim dhe ajër. Duke arritur në totalin e 35 mijë dollarëve pa përfshirë udhëtimin.

Këto fluturime mund të sigurohen nga SpaceX i Elon Musk në bordin e Dragoit të tij osë ndryshe të Boeing CST-100 Starliner, si pjesë e Programit të Crew Comercial të NASA-s për rreth 50 milionë dollarë për person. E gjithë kjo vjen me një pengesë të vogël, sepse deri më tani asnjë kompani nuk i ka transportuar njerëzit përtej atmosferës së Tokës.

Njoftimi i NASA vjen një ditë pasi Amazon.com Inc. bëri me dije në konferencën e saj në Las Vegas projektin e ‘MARS 2019’.

Gjigandi i teknologjisë ka në plan të shpenzojë miliarda dollarë për të ndërtuar një rrjet me mijëra satelitë për të ofruar shërbim të internetit në të gjithë globin në aventurën e fundit të hapësirës të Shefin Ekzekutiv Jeff Bezos.

Kompania tjetër e Bezos, Blue Origin LLC, tashmë ka vendosur objektiva të larta. Ai shpalosi landerin e tij hënor në maj, duke thënë se është “koha për t’u kthyer në hënë”.