Aktualitet Ja se si do të jetë Piramida pas rikonstruksionit (Foto)

Ja se si do të jetë Piramida pas rikonstruksionit (Foto)

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot projektin e transformimit të Piramidës në një qendër të madhe për Teknologji Informacioni.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se ky është një nga projektet me të lira, por shumë ambicioz, duke e kthyer atë si një pikë referimi jo vetëm në Shqipëri, por në rajon e më gjerë.

Rama u shpreh se Piramida është një ndërtesë ikonike e një periudhe të posaçme për vendin, që mbetej aty si një shprehje torturuese e pamundësisë, për t’i ikur asaj që ajo përfaqësonte në kohën e kaluar dhe për t’i dhënë asaj një jetë të re.