Aktualitet Ja si digjet gjysmë ton marijuanë shqiptare për… ngrohje në Mynih (VIDEO)

Ja si digjet gjysmë ton marijuanë shqiptare për… ngrohje në Mynih (VIDEO)

Me këtë sasi marijuane, i gjithë Mynihu do ishte bërë “dru” së paku nga tre herë secili banor.

Plot gjysmë ton marijuanë e ardhur nga Shqipëria në drejtim të Mynihut u kap një vit më parë.

Tashmë sasia është djegur.

Një zyrtar i doganave tha se bëhet fjalë për 3.8 milionë njësi konsumi.

Sipas tij, kjo marijuanë ka një cilësi shumë të mirë.

Vlera e saj në treg është 5 milionë euro.

Një sistem special filtrash nuk lejon që punonjësit e inceneratorit të bëhen ‘dru’.

Banorët e Mynihut do të përfitojnë nga kjo djegie, pasi ajo do kthehet në energji dhe ngrohje.