Aktualitet Ja si do të jetë moti në fundjavë

Ja si do të jetë moti në fundjavë

Keni bërë plane për fundjavën dhe mezi po e prisni?! Bëni mirë t’i hidhni një “sy” parashikimit të motit për fundjavën, pasi koha nuk do jetë dhe shumë premtuese.

Të shtunën, pjesa më e madhe e vendit paraqitet me kthjellime dhe vranësira, më të dendura në veri ku priten shira të dobët, raporton Tv Klan.

Ndërsa pasditja vijon me vranësira dhe intervale të shkurtra me kthjellime deri në mbrëmje kur vranësirat shtohen në territor dhe shira të dobët do të bien në zonat malore.

Ditën e diel, veriu e qendra do jenë me vranësira e shira të dobët por kthjellime dhe vranësira të shpeshta do ketë në jug të vendit.

Pasditja sjell kthjellime dhe vranësira kalimtare në ultësirën perëndimore ndërsa kryesisht me vranësira dhe shira, mbetet e gjithë zona malore.

Temperaturat e ajrit nuk ndryshojnë të shtunën por e diela, sjell rritje të lehtë në mëngjes dhe rënie të ndjeshme në mesditë.

Era do fryjë mesatare të shtunën por deri e fortë të dielën me shpejtësi 45 km/h nga jugperëndimi duke gjeneruar në det, dallgëzim mbi 3 ballë.