Aktualitet Jahti me turistë lëshon alarmin, rrezikon të mbytet në Durrës

Jahti me turistë lëshon alarmin, rrezikon të mbytet në Durrës

Një jaht me turistë austriakë ka lëshuar sinjalin SOS mbrëmjen e sotme pasi rrezikon të mbytet.

Mësohet se jahti aktualisht ndodhet tre milje nga bregdeti i Kallmit në Durrës.

Kapiteneria e Portit të Durrësit ka konfirmuar lajmin dhe bën me dije se po kryhet ndërhyrja e menjëhershme nga roja bregdetare për të bërë të mundur shpëtimin e turistëve të huaj.