Extra Jake Gyllenhaal tregon pse xhirimi i skenave intime me Jennifer Aniston ishin...

Jake Gyllenhaal tregon pse xhirimi i skenave intime me Jennifer Aniston ishin torturë

Xhirimi i skenave intime në “The Good Girl” ishte një torturë e vërtetë për Jake Gyllenhaal dhe e gjitha për shkak të fiksimit të tij për Jennifer Aniston.

Gyllenhaal pranoi se ishte tepër e vështirë për të që të xhironte skenat e dashurisë me Aniston në filmin dramë/romancë të vitit 2002.

“Xhirimi i skenave të seksit ishte torturë, po ishte“, tha aktori në “The Howard Stern Show”. “Por gjithashtu nuk ishte torturë. Dua të them, ishte si një përzierje e të dyjave.”

“Çuditërisht, skenat e dashurisë janë të vështira, sepse ndoshta 30, 50 njerëz janë aty teksa xhirohet? Është çuditërisht mekanike. Gjithashtu është si një vallëzim, ti je duke bërë një koreografi për kamerën. Mund të futesh në të, por është si një skenë përleshjeje, duhet t’i bësh koreografi ato skena.”

Jake e zbuloi për herë të parë se asokohe kishte një “crush” për Jennifer – ndjenjë e njëanshme dashurie/tërheqjeje ndaj dikujt – në vitin 2016. “Ajo është e ashpër. Është kaq e vështirë ta komplimentosh. Unë dua të them, kam pasur një fiksim për të për vite me radhë. Dhe të punosh me të nuk ishte e lehtë. Ishte bukur, nuk ishte e vështirë, këtë doja të thoja”, u shpreh ai për People.

Jake tani është në një lidhje me Jeanne Cadieu, ndërsa Jennifer single.