Kulturë “Jam krenare që kam lindur në Shqipëri, por Greqia është atdheu im”,...

“Jam krenare që kam lindur në Shqipëri, por Greqia është atdheu im”, Eleni Foureira rrëfen vitet e vështira

Këngëtarja Eleni Foureira ka folur për vitet e vështira të fëmijërisë në Shqipëri dhe emigrimin në Greqi në moshën 8-vjeçare.

Ajo dha një intervistë për emisionin “Enopios Enopio” para disa ditësh, ku foli për racizmin që përjetoi kur erdhi në Greqi nga Shqipëria.

“Unë erdha në Greqi për shkak të luftës kur isha 8-9 vjeç. Mbaj mend vitet e bukura të fëmijërisë. Kam fshirë momentet e këqija në fëmijërinë time. Më kujtohet që isha shtrirë për të fjetur me mamanë time në shtëpi kur filloi të binte sirena. U zgjuam të frikësuar, por mami na siguroi që nuk po ndodhte asgjë. Për dy muajt e ardhshëm, ne fjetëm në dysheme.

Babai im ishte kishte shkuar në Greqi për të mbledhur para. Më vonë, mblodhi para dhe na dërgoi një taksi për të na sjellë në Greqi. Të gjithë në Shqipëri ishin të shkatërruar. Nëna ime ishte vetëm me 4 fëmijë të mitur. Mami im kishte një armë gjahu dhe ajo dilte dhe qëllonte në ajër në mënyrë që ata të dëgjonin se ajo kishte një armë që të mos rrezikoheshim. Ajo ishte një heroinë. Mbaj mend nënën që thoshte se po luanim. Nuk na trembi. Mami më tha se do të shkonim në një vend magjik. Greqia. Gjyshi im gjithashtu ka rrënjë greke. Unë nuk doja të largohesha. Ishte shumë e vështirë për mua. Ditën kur dola nga shtëpia ime vazhdoja të qaja në ballkon.

Greqia është e gjithë jeta ime. Pas një udhëtimi të gjatë fillova të shoh “dritë”. Mbaj mend që buka kishte një shije tjetër! Isha shumë e lumtur. Në shkollë ishim dy fëmijë të huaj nga Shqipëria. Shqiptarët nuk u pranuan nga shoqëria në atë kohë. Jam krenare që kam lindur në Shqipëri, por Greqia është atdheu im, unë e dua atë. Është vendi që dua”, tha Eleni Foureira.

Eleni Foureira shpjegoi pse e fshehu origjinën e saj për disa vite: “Kur je një fëmijë që nuk pranohet nga shoqëria për shkak të origjinës së tij, ndihesh i dobët dhe ke frikë se nuk do të të jepet mundësia. Kur kuptova që njerëzit e duan Elenin, ndjeva fuqinë për ta thënë atë. Emri im i vërtetë është Entela Foureira. Arrita në pikën ku kisha frikë të thoja nga isha për t’u pranuar. Jo të gjithë më duan, por unë jam mirë me këtë”.