Kryesore “Jam më i miri pas Lincoln”, Trump vlerëson përpjekjet e tij për...

“Jam më i miri pas Lincoln”, Trump vlerëson përpjekjet e tij për komunitetin me ngjyrë

Presidenti amerikan, Donald Trump, me anë të një postimi në Twitter, ka vlerësuar përpjekjet e tij për komunitetin e amerikanëve me ngjyrë.

“Në 3 vjet e gjysmë, unë kam bërë më shumë për popullsinë me ngjyrë sesa ka bërë Joe Biden në 43 vite.

Në fakt, unë kam bërë më shumë për amerikanët me ngjyrë se çdo president në historinë e SHBA, me përjashtim ndoshta vetëm të një presidenti tjetër republikan, të ndjerit Abraham Lincoln”, – shkruan Trump në postimin e tij.

Deklaratat e presidentit vijnë si kundërpërgjigje ndaj Joe Biden, i cili e ka kritikuar kreun e shtetit për menaxhim të gabuar të situatës.

Në SHBA vijon dita e tetë e protestave, por në ndryshim nga ditët e tjera, tubimet kanë qenë kryesisht paqësore, me raste sporadike të përplasjeve mes policisë dhe protestuesve.