Extra “Jam shqiptare!” 17-vjeçarja mahnit grekët në “X Factor” (VIDEO)

“Jam shqiptare!” 17-vjeçarja mahnit grekët në “X Factor” (VIDEO)

Talentet shqiptare vijojnë të bëjnë jehonë jashtë trojeve tona!

Këtë herë është një vajzë 17-vjeçare që na ka bërë krenare me performancën e saj në “X Factor Greece 2019”.

Jody Lulati ka konkurruar në konkursin muzikor me këngën “You know I’m no good” të Amy Winehouse duke marrë duartrokitje dhe vlerësime të merituara nga juria.

Performanca e saj jo vetëm që u pëlqye shumë por Jody na bëri akoma më krenarë kur tha me zë të lartë se vjen nga Shqipëria.

17-vjeçarja mori një “PO” të madhe nga të katër trajnerët, ndërsa në prapaskenë e prisnin prindërit..

I urojmë Jody-t vetëm fitore dhe pse jo, triumfuese e këtij spektakli të madh!