Politika Janullatos mbush 90 vjeç, Meta: Mirënjohje e veçantë për gjithçka që ka...

Janullatos mbush 90 vjeç, Meta: Mirënjohje e veçantë për gjithçka që ka bërë

Kryepeshkopi Anastas Janullatos mbush 90 vjeç.

Kreu i Shtetit Ilir Meta i ka uruar ditëlindjen Janullatos, teksa i shpreh mirënjohjen për kontributin në vite.

“Me rastin e 90-vjetorit të lindjes, i urova sot jetë të gjatë, vite të bekuara dhe shumë dashuri në misionin e Tij hyjnor, Fortlumturisë së Tij Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Mirënjohje e veçantë për gjithçka ka bërë në këto vite për Lavdinë e Zotit, për të mirën e Kishës dhe besimtarëve ortodoksë shqiptarë, për njohjen ndërkombëtarisht të saj dhe të Shqipërisë, për forcimin e harmonisë dhe mirëkuptimit mes besimeve në vendin tonë.

Perëndia e bekoftë Fortlumturinë dhe veprën e Tij të ndritur!”, shkruan Meta në rrjetet sociale.