Politika Japin dorëheqjen dy kryebashkiakët e PS, do të futen në listat e...

Japin dorëheqjen dy kryebashkiakët e PS, do të futen në listat e deputetëve

Dy kryebashkiakë të Partisë Socialiste kanë dhënë dorëheqjen nga funksionet e tyre zyrtare për shkak se do të futen në listat e kandidatëve për deputetë të PS.

Sipas Klan News, bëhet fjalë për kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, dhe për kryetarin e Bashkisë së Dibrës, Dionis Imeraj.

Të dy do të përfshihen në listat e kandidatëve të PS për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Kujtojmë se sot deri në mesnatë është afati i fundit që partitë të dorëzojnë në KQZ listat me kandidatët për deputetë.