Bota Japonia zbulon emrin e epokës së re perandorake

Japonia zbulon emrin e epokës së re perandorake

Japonia ka njoftuar emrin e epokës së re perandorake. Epoka e re, e cila do fillojë më 1 maj, do quhet “Reiwa”,  që nënkupton rend dhe harmoni.

Epoka aktuale e vendit, Heisei, do të përfundojë në një muaj me abdikimin historik të perandorit Akihito.

Sekretari i Përgjithshëm i Kabinetit, Yoshihide Suga njoftoi emrin shumë të parashikuar duke ngritur një tabelë me shkronjat e shkruara me dorë mbi të.

Çdo perandori të mbretërisë japoneze, ose “gengo”, i jepet një emër, i cili përdoret së bashku me kalendarin perëndimor për të shënuar vitet.

Çfarë do të thotë Reiwa?

Termi për epokën e re përbëhet nga dy karaktere Rei që do të thotë “urdhër” ose “komandë”, dhe Wa që do të thotë “paqe” ose “harmoni”.

Emri është marrë për herë të parë nga një antologji e vjetër e poezive japoneze, Manyoshu, dhe jo kineze.

Kryeministri Shinzo Abe shpjegoi se Manyoshu simbolizon kulturën e thellë publike dhe traditën e gjatë japoneze.

Kombi ynë po përballet me një pikë kthese të madhe, por ka shumë vlera japoneze që nuk duhet të zhduket”, tha ai për gazetarët.

Ka pasur vetëm katër epoka në historinë moderne të Japonisë.

Epoka e aktuale e Heiseit, e Preandorit Akihito, që do të thotë “arritja e paqes”, që u parapri nga epoka e Shoëa (1926-1989), që përkthehet “harmoni e ndriçuar”.

Përpara kësaj, ishte epoka e Taishos (1912-1926) që nënkuptonte “drejtësi të madhe”, ndërsa Meiji (1868-1912) që do të thoshte “sundim i ndriçuar”.

Pse do abdikojë perandori i aktual?

Qeveria e Japonisë konfirmoi në dhjetor 2017 se perandori aktual, Akihito 85-vjeçar, do të abdikojë nga froni në prill 2019 për shkak të moshës së vjetër dhe do ia dorëzojë fronin djalit të tij, princit të kurorës Naruhito.

Ai është perandori i parë japonez që do abdikojë në më shumë se dy shekuj.

Zakonisht, epoka e re zbulohet vetëm kur një perandor vdes dhe pasuesi i tij merr fronin. Por këtë herë situata ndryshon, pasi kemi abdikim nga froni.

Njoftimi u bë një muaj para, në mënyrë që zyrat dhe kompanitë qeveritare të mund të përditësojnë programet kompjuterike dhe të përgatiten për kalimin përpara se të hyjë në fuqi muajin e ardhshëm.