Horoskopi Je engjëll apo djall? Këtë ua thotë horoskopi

Je engjëll apo djall? Këtë ua thotë horoskopi

Je engjëll apo djall? Përgjigjen e gjeni të shkruar në yje, mjafton të na thoni shenjën e horoskopit.

Dashi- Sipas Astronomisë, Dashi është biri i Marsit. Prandaj të lindurit e kësaj shenje zemërohen lehtësisht për një pasion, për një ide dhe në çast shndërrohen në djaj, edhe pse mund të kenë zemër të madhe.

Demi- Kjo shenjë e Zodiakut përfaqëson Nënën Tokë, por dominohet nga Venusi. Ndaj Demi është një shenjë engjëllore, plot sensualitet dhe harmoni.

Binjakët- Edhe kjo shenjë është padyshim një engjëll, e udhëhequr nga Mërkuri. Në këtë shenjë bashkëjetojnë forca pozitive dhe negative. Zgjedhja varet nga dashuria.

Gaforrja– Kjo shenjë është e dominuar nga Hëna, e sigurisht personat e kësaj shenje janë engjëj që përcjellin shumë ndjeshmëri dhe ngrohtësi.

Luani- Personi i kësaj shenje ndihet si Zot, e mbi këtë nuk pranon diskutime. Nuk ka dyshim mbi faktin se të lindurit në këtë shenjë janë djaj.

Virgjëresha- Një engjëll, një person shumë altruist, i përqendruar në punë dhe veçanërisht ndaj familjes.

Peshorja- Edhe në këtë rast kemi të bëjmë me një engjëll. Të lindur në këtë shenjë janë të dominuarit kryesorë nga Venusi, që u dhuron sensin e ekuilibrit. Personat e kësaj shenje përballen me jetën me shumë sharm dhe diplomaci të lindur.

Akrepi- Bëhet fjalë për një shenjë djallëzore, të dominuar nga Marsi. Personi që i përket kësaj shenje të horoskopit nuk humb rast për të sulmuar armikun e parë.

Shigjetari- Kjo shenjë është e udhëhequr nga Jupiteri. Personi që i përket kësaj shenje është një djall. Edhe pse ka ndjenja fisnike brenda vetes, sërish natyra instiktive është ajo që del fitimtare.

Bricjapi- Kjo shenjë e dominuar nga Saturni ecën me llogari në jetë dhe cilësohet si një shenjë imorale, e gatshme për të bërë gjithçka vetëm që të arrijë objektivat. Nuk ka asnjë dyshim që kemi të bëjmë me një djall të vërtetë.

Ujori- Kemi të bëjmë me një engjëll të udhëhequr nga Urani. Një shenjë shpirtërore dhe pak me “kokën në re”, por e aftë të përballojë jetën me lehtësi dhe gëzim.

Peshqit- Të lindurit e shenjës së Peshqve janë engjëj. Elementi kryesor i kësaj shenje është uji, origjina dhe vazhdimësia e jetës.