Aktualitet “Jemi turistë”, në pranga dy korrierë shqiptarë kokaine në Itali

“Jemi turistë”, në pranga dy korrierë shqiptarë kokaine në Itali

Dy korrierë shqiptarë droge u arrestuan nga karabinieria në Raguza të Italisë. Skuadra e karabinierisë ka vënë në pranga shtetasit H.E. 28 vjeç dhe A.J. 20 vjeç, të dy banues në Raguza.

Të dy u kapën në një makinë me 1,1 kilogramë kokainë të pastër të fshehur në motor, shkruajnë mediat italiane.

Shqiptarët e arrestuarit thanë se ishin turistë, duke justifikuar faktin se nuk kishin leje qëndrimi në Itali.

Në rast se sasia e drogës do të shitej në treg, atëherë korrierët do të fitonin 90 mijë euro.

Të dy u dërguan në burgun e Raguzës, në dispozicion të prokurorit publik.