Bota “Jeni duke bërë një punë të shkëlqyer”, Biden falënderon Erdogan që lejoi...

“Jeni duke bërë një punë të shkëlqyer”, Biden falënderon Erdogan që lejoi Finlandën dhe Suedinë në NATO

Presidenti i SHBA, Joe Biden falënderoi homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan në fillim të një takimi të mërkurën, që ra dakord të lejojë Finlandën dhe Suedinë të bashkohen me NATO-n.

“Dua t’ju falënderoj veçanërisht për atë që bëtë në lidhje me Finlandën dhe Suedinë, dhe të gjithë punën e jashtëzakonshme që do të përpiqeni për të nxjerrë grurin nga Ukraina”, i tha Biden Erdoganit gjatë samitit të NATO-s në Madrid.

“Ju jeni duke bërë një punë të shkëlqyer”, shtoi Biden.

Turqia ka qenë në diskutime me Rusinë për eksportin e grurit nga Ukraina. Erdogan tha se shpreson se diplomacia do të ndihmojë në nxjerrjen e grurit nga Ukraina.

“Lutem që ne do të jemi në gjendje të rivendosim ekuilibrin përmes diplomacisë në mënyrë që të arrijmë rezultate pozitive, veçanërisht në lidhje me grurin”, i tha Erdogan, presidentit amerikan.