Politika “Jeni pak arrogant”, si përgjigjet Rama finalistes për deputete

“Jeni pak arrogant”, si përgjigjet Rama finalistes për deputete

Partia Socialiste ka prezantuar sot finalistët që kanë dalë përmes platformës “Deputeti që Duam”. Kreu i qeverisë pasi dëgjoi një prej finalisteve i kërkoi t’i thoshte defektin më të madh që sheh tek ai.

“Thuaje troç”, i tha kryeministri dhe kandidatja ia ktheu duke i thënë: “Jeni pak arrogant”.

Kreu i qeverisë tha se këtë gjë ia thonë shumë njerëz. Megjithatë ai sqaroi se duket kështu në sytë e njerëzve për shkak të drejtpërdrejtësisë dhe këmbënguljes që ka për të mbrojtur bindjet e veta.

“E the butë, e di që shumë njerëz e thonë këtë gjë. Mbase jam. Unë e di që ajo mua më etiketohet si arrogancë. Është drejtpërdrejtësia, e folura troç dhe mbrojtja me shumë këmbëngulje e bindjeve të mia. Ndonjëherë me tepri. Faleminderit që më në fund e nxorre një fjalë të sinqertë edhe në aspektin jo pozitiv të themi”, tha Rama.