Bota “Jeni shumë të shëndosha”! Kompania nuk lejon dy motrat dhe nënën në...

“Jeni shumë të shëndosha”! Kompania nuk lejon dy motrat dhe nënën në “business class”

Të shijonin luksin e klasit biznes në një fluturim që do të zgjaste 11 orë për t’u kthyer nga Bangkoku në Auckland ishte qëllimin i Renell dhe Tere, por nuk ndodhi kështu.

Në vend të kësaj, dy motrat dhe nëna e tyre Huhana mbetën të traumatizuara pasi stafi i kompanisë “Thai Airways” erdhi dhe i mati dhe më pas iu tha që ishin shumë të mëdha për të qëndruar në sediljet e “business class”.

Muaj pas kësaj eksperiencë, 59-vjeçarja Huhana shprehet se ende i ka mbetur një shije e keqe nga ajo ngjarje.

”Ata erdhën drejt nesh dhe bërtisnin “shumë e madhe, shumë e madhe” dhe e përsërisnin këtë gjë. Shumë njerëz që qëndronin në radhë në check-in na shihnin tek na matnin me metër. Ishte shumë poshtëruese sesi na trajtuan. Nuk i mbajta dot lotët”, u shpreh nëna e dy vajzave. Pengesa e gjuhës e përkeqësoi situatën dhe më pas stafi nuk e lejoi familjen në seksionin ku iu takonte dhe i çoi në klasin ekonomik.

Punonjësja sociale Huhana, deklaron se nuk do të fluturojë më deri sa të humbasë peshë, për të shmangur një tjetër eksperiencë të ngjashme.

Shumë linja ajrore nuk mund të sigurojnë shtesa për rripat e sigurimit për pasagjerët shumë të shëndoshë, por “Thai Airways” u mundua të sqaronte se rripat e sigurimit të “business class” janë të pajisur me air-bag që do të thotë se ato nuk mund të zgjaten.

Familja është akoma e hutuar nga ky shpjegim dhe kërkon dëmshpërblim