Extra Jennifer Aniston ka hequr dorë nga disa miq vetëm sepse ata nuk...

Jennifer Aniston ka hequr dorë nga disa miq vetëm sepse ata nuk janë vaksinuar

Jennifer Aniston nuk luan kur vjen puna tek siguria e shëndetit. Gjatë një interviste të fundit për InStyle, Aniston tregoi se i është dashur të shkëputet nga disa miq të saj vetëm sepse këta të fundit nuk pranuan të vaksinoheshin kundër Covid-19.

“Kam humbur kontaktin me shumë njerëz në rutinën time, pasi ata refuzojnë të bëjnë vaksinën ose thjesht zgjedhin të mos e bëjnë. Unë mendoj që është detyrim moral të informohesh dhe informosh, duke qenë se nuk është zgjidhje të bëjmë nga një test çdo ditë. Është çështje interesante sepse të gjithë i qëndrojnë besnikë mendimit të tyre, por kam vënë re që shumë opinione nuk bazohen askund tjetër përveçse tek frika apo propaganda.”- u shpreh ylli i “Friends”.

Aktorja gjithnjë ka bërë propagandën e saj në lidhje me masat që njerëzit duhet të marrin në lidhje me pandeminë, duke filluar që nga Instagrami i saj, ku inkurajonte të gjithë ndjekësit të vendosnin maskën.

“Vetëm mendoni pak për ata që e kanë kaluar virusin e tmerrshëm. Bëjeni për familjen, por mbi të gjitha për veten tuaj. Covid-i nuk pyet për moshë!”

Nga gjithë çfarë thotë, Jennifer e ka bërë zgjedhjen e saj, edhe nëse kjo nënkupton të humbasë ca miq rrugës.