Extra Jennifer Aniston takoi Brad Pitt dhe shoqja e saj Courteney Cox pati...

Jennifer Aniston takoi Brad Pitt dhe shoqja e saj Courteney Cox pati reagimin fantastik

Courteney Cox e ka dhënë miratimin e saj për bashkimin e Jennifer Aniston me ish-bashkëshortin Brad Pitt dhe madje mendon se ata “ende e duan njëri-tjetrin”.

Mikja më e mirë e Jennifer, e cila luan në serialin “Friends”, ka pëlqyer një sërë postimesh që flasin në lidhje me ribashkimin e dyshes së famshme, njëri prej të cilëve thoshte se ata ende e duan njëri-tjetrin.

Përpos miqësisë me Jen, Courteney ka mbetur shoqe edhe me Brad Pitt i cili ka luajtur në një episod të Friends, “The One with the Rumor” në vitin 2001.

Jennifer 50 vjeç, dhe Brad 55 vjeç, të cilët u divorcuan në vitin 2005, buzëqeshën me dashuri, ndërsa u përshëndetën me njëri-tjetrin në prapaskenë në SAG Awards, Los Angeles të dielën.

Interneti shpërtheu menjëherë pas këtij takimi që të mbush me shpresë për një ribashkim.

Brad dhe Jennifer – të cilët u takuan në 1998 – i dhanë fund martesës së tyre pesë-vjeçare menjëherë pasi ai përfundoi filmimet e komedisë romantike “Z. & Znj Smith” me Angelina Jolie, me të cilën u dashurua.

Postimet e radhës që ka pëlqyer Courteney: