Extra Jennifer dhe Brad Pitt fotografohen bashkë dhe interneti çmendet

Jennifer dhe Brad Pitt fotografohen bashkë dhe interneti çmendet

U desh ceremonia e ndarjes së çmimeve SAG Awards që më në fund, pas kaq shumë vitesh pritje, fansat e Jennifer Aniston dhe Brad Pitt të shihnin momentin special kur aktorët shkëmbehen në prapaskenë.

Brad Pitt, single, i cili pranoi gjatë marrjes së çmimit “Aktori me rol joprotagonist me performancën më të mirë në një film” se “do ta vendosë (çmimin) në profilin e Tinder-it”, ndoqi fjalimin e Jennifer, e cila mori çmimin “Aktorja me performancën më të mirë në një serial dramatik”, nga një monitor në prapaskenë. “Ai nuk pushonte së buzëqeshuri”, shkroi në Twitter Jason Kennedy, gazetar në E! News.

Nuk jemi ekspertë të gjuhës së trupit, por dy ish-bashkëshortët, të cilët sot shprehen se janë miq të mirë, e shohin njëri-tjetrin me kaq adhurim.

Ndërkohë njerëzit:

Që pas ndarjes nga bashkëshorti i saj Justin Theroux në shkurt të 2018-s, Jennifer Aniston është përfolur vazhdimisht për një romancë të re dhe emri i vetëm i përmendur nëpër media është sigurisht Brad Pitt. Detaje si letrat e dashurisë që aktorja mbante në shtëpi edhe pas ndarjes nga Pitt, apo telefonata e Brad drej Aniston fill pas ndarjes nga Angelina, i ka bërë njerëzit të besojnë se aktorët, që qëndruan të martuar nga viti 2000-2005, do të rikthehen sërish.

Pitt dhe Aniston i lanë të gjithë zemërthyer kur u ndanë pas 5 viteve martesë. Ai u martua me Angelina Jolie e ndërsa aktorja me Justin Theroux. Fillimisht marrëdhënia Brad-Angelina u komentua si tradhti, por më pas Jolie e mohoi një gjë të tillë. “Të kesh marrëdhënie me një burrë të martuar, ndërkohë që babai im e ka tradhtuar nënën time, është diçka që unë nuk e fal,” u shpreh ajo asokohe dhe një vit më vonë konfirmoi se ishte shtatzënë.

Asnjëra prej martesave të Jennifer dhe Brad Pitt nuk funksionoi dhe të dy janë, të paktën zyrtarisht, single!