Extra Jennifer Grey, “Baby” e “Dirty Dancing”: Rinoplastika më shkatërroi karrierën, humba identitetin...

Jennifer Grey, “Baby” e “Dirty Dancing”: Rinoplastika më shkatërroi karrierën, humba identitetin tim

Aktorja që u bë e famshme për filmin me Patrick Swayze tregon për “People” pasojat e operacionit në hundë të bërë në fund të viteve 80. “Në tapetin e kuq Michael Douglas as që më njohu”

Pothuajse 35 vjet pas publikimit të filmit “Dirty Dancing”, Jennifer Grey rrëfehet hapur, duke treguar për pasojat, edhe psikologjike të operacionit të rinoplastikës. Vajzë e aktorit fitues të Oskarit Joel Grey, aktorja u fut në botën e Hollivudit në filmin “Dirty Dancing”, ku ajo luajti “Baby” me të ndjerin Patrick Swayze në filmin e vitit 1987, ende i dashur nga fansat.

Për të përjavshmen “People”, Grey tregon se pas operacionit të rinoplastikës që i ishte nënshtruar në fund të viteve tetëdhjetë, Michael Douglas gjatë një kalimi në një tapet të kuq u largua, pa e përshëndetur, sepse nuk e kishte njohur. “Ajo ishte hera e parë që dola në publik, – rrëfen aktorja, – u ndjeva sikur isha krejtësisht e padukshme nga një ditë në tjetrën. Në sytë e botës, unë nuk isha më e njëjta. Isha shumë e zemëruar me nënën time që më thoshte gjithmonë se duhej të rregulloja hundën”.

Në librin e saj me kujtime “Out of the corner”, Jennifer Grey është shprehur edhe për vështirësinë e gjetjes së pjesëve në filmat e suksesshëm: “Kam harxhuar kaq shumë energji duke u përpjekur të kuptoj se çfarë kam bërë gabim, por kuptova se isha unë që e përjashtova veten”.