Extra Jennifer Lopez, 51 vitet e një dive që ka ndryshuar konceptin e...

Jennifer Lopez, 51 vitet e një dive që ka ndryshuar konceptin e moshës

Jennifer Lopez, një nga yjet më të dashura në botë, feston sot ditëlindjen. Ajo mbush 51 vjeç dhe nuk i tregon aspak. Në fakt, çdo vit që kalon është befasues për formën e saj të lakmueshme fizike, gjithashtu rezultat i stërvitjes ditore dhe dietës së kontrolluar. Dhe kjo pavarësisht angazhimeve të shumta profesionale dhe personale si nënë.

Në fakt, të mos harrojmë se përveç binjakëve të saj nga burri i saj i mëparshëm, Marc Anthony, JLo tani është një nënë birësuese e dy fëmijëve të partnerit të saj aktual, Alexander Rodriguez, më i ri në moshë.

Lopez vazhdon të jetë po aq në formë dhe për të flitet çdo ditë në media. Nga ana tjetër, prodhimi i saj i pasur muzikor, i kombinuar me rolet e shumta në kinema dhe seriale televizive, si dhe prezantuese e talenteve, e bëjnë J.Lo një yll të plotë si pak të tjera. Dhe ajo me siguri nuk ka ndërmend të ndalet. Të gjitha në avantazhin e një pasurie që vazhdon të jetë në rritje, duke marrë parasysh edhe karrierën e saj si një prodhuese muzike dhe filmi. Sikur të mos mungonin këto, Jennifer Lopez ka edhe linjën e saj të parfumeve.

Ajo ka shitur rreth 80 milion CD. JLo ka 8 albume rekord. Pasuria e saj vlerësohet në 400 milionë dollarë. Ka luajtur me yje të kinematografisë në 30 filma dhe 7 seri televizive. Profili i sajnë Instagram ka mbi 126 milionë ndjekës. Lopez ka fituar çmimin Bilboard Music 7 herë.

Në vitin 2011, në moshën 42-vjeçare ajo u shpall gruaja më e bukur në botë nga revista People.

Lopez u martua 3 herë, me Ojani Noa në 1997, Cris Judd në 2001 dhe Marc Anthony në 2004. Ndërsa prej kohësh bashkjeton me Alexander Rodriguez.