Extra Jennifer Lopez: Nuk kam bërë kurrë botoks, ja cili është sekreti im

Jennifer Lopez: Nuk kam bërë kurrë botoks, ja cili është sekreti im

Jennifer Lopez është e njohur për këngën, vallëzimin dhe aktrimin. Ajo është bërë gjithashtu një ikonë bukurie për shkak të lëkurës së saj të përsosur. 51-vjeçarja ka folur për rutinën e saj të lëkurës për vite me radhë, ndërkohë që po lançon linjën e saj të produkteve të kujdesit për lëkurën, JLo Beauty.

Ajo ka deklaruar se ajo kurrë nuk ka përdorur botoks në jetën e saj, pavarësisht bukurisë së saj që nuk njeh moshë.

Gjatë një interviste në Zoom, këngëtarja dhe aktorja 51 vjeçare tha: “Deri më sot, unë kurrë nuk kam përdorur botoks. Unë nuk jam ai lloj personi. Unë nuk kam asgjë kundër atyre që e bëjnë atë, thjesht nuk është për mua”.

Pikërisht për këtë arsye, Jennifer Lopez tani ka krijuar gamën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, JLO Beauty:

“Unë preferoj shumë një qasje natyrale ndaj kujdesit të lëkurës, prandaj dua që produktet e mia të funksionojnë. Dua produkte që me të vërtetë ndihmojnë, sepse nuk dua që në ndonjë moment të përdor gjilpëra. Nuk jam duke thënë se një ditë mund të mos e mendoj, por tani për tani nuk e kam menduar kurrë”, tha ajo.

Përbërësi sekret në lëkurën e Jennifer Lopez

Gjatë një interviste janarin e kaluar, Jennifer Lopez deklaroi se e ka filluar rutinën e saj të kujdesit për lëkurën që kur ishte 20 vjeç dhe zbuloi produktin thelbësor që ajo ende përdor për të pamjen e jashtme.

Ish-i dashuri i Jennifer Lopez e kishte këshilluar atë të fillonte trajtimin me botoks, por këngëtarja refuzoi:

“As në ëndërr, nuk më pëlqen gjilpëra, dhe përveç kësaj, unë jam shumë e re”.

Kështu që vendosi të pyeste një ekspert për këshilla:

“Isha 23 vjeç dhe shkova te një dermatolog. Ai më këshilloi që të përdor një pastrues të shkëlqyeshëm dhe disa kremëra dielli çdo ditë.

Ai më tha: Nëse vazhdoni të ndiqni këto këshilla tani e tutje, lëkura juaj do të jetë e shëndetshme dhe do të dukeni më e re. Me kalimin e kohës, kam zbuluar se kremi kundër diellit është me të vërtetë një përbërës kryesor në kujdesin tonë për lëkurën”, theksoi ajo.