Bota Jep dorëheqjen Presidenti i Bankës Botërore

Jep dorëheqjen Presidenti i Bankës Botërore

Presidenti i Bankës Botërore, Jim Yong Kim ka dhënë dorëheqjen. Ai do të tërhiqet zyrtarisht nga detyra më 1 shkurt, ndonëse kishte mandat deri në vitin 2022.

Banka Botërore është njëra nga donatoret më të mëdha të fondeve për vendet në zhvillim. Përmes Bankës Botërore janë financuar projekte të mëdha në Azi, Afrikë dhe Amerikë Jugore.

Vendimi i tij për t’u tërhequr nga ky post dhe për të kaluar në sektorin privat është përshkruar nga një burim i afërt me bankën si vendim i motivuar nga arsye personale, shkruan “The Guardian”.