Extra Jessica Alba rrëfen pse u tërhoq nga aktrimi kur ishte në kulmin...

Jessica Alba rrëfen pse u tërhoq nga aktrimi kur ishte në kulmin e karrierës

Jessica Alba ka rrëfyer për herë të parë, në mënyrë të detajuar të gjitha arsyet që e detyruan të tërhiqej nga karriera si aktore.

Alba tregoi se pasi u bë nënë për herë të parë, shumë gjëra do të ndryshonin në mënyrën se si ajo e shihte shëndetin dhe karrierën e saj. Ajo rrëfeu se dëshironte të kalonte sa më shumë kohë me të bijën Honor dhe u fokusua krejtësisht te shëndeti i saj.

“Kam kryer 5 operacione para se të bëja 11 vjeç. Kisha alergji kronike dhe jam shtruar shumë herë në spital kur kam qenë fëmijë. Duke kaluar kaq momente të vështira, kam kuptuar se dua të jetoj dhe të kaloj sa më shumë kohë me këtë njeri të vogël që po sjell në botë. Shëndeti për mua është më i rëndësishmi. Dua që ky person i vogël të jetë i shëndetshëm. Kjo ishte ajo që më motivoi”, tha ajo në një intervistë për Romper.

Jessica Alba thotë se teksa ishte në pritje të ëmbël ishte në kulmin e karrierës dhe shtatzënia s’do të përbënte problem. Por, pas lindjes, aktorja kuptoi se interesi i kishte humbur dhe nuk mund të interpretonte më në të njëjtën mënyrë.

“Unë thjesht nuk mundja. Nuk më interesonte më për aktrimin në të njëjtën mënyrë. Mendoja thjesht si t’i përdor platformat e mia për të bërë diçka kuptimplotë, një ndryshim.”

39-vjeçarja është e martuar me Cash Warren, dhe është nënë e tre fëmijëve.