Aktualitet Jeta e trishtuar e stolave në parqet e Tiranës (Fotoreportazh)

Jeta e trishtuar e stolave në parqet e Tiranës (Fotoreportazh)

Përmes një serie fotosh të realizuara në muajt e fundit në Tiranë, objektivi i fotografes Loreta Cuka ka fokusuar “trishtimin dhe plakjen” e stolave shumëngjyrësh në disa zona të kryeqytetit.

Loreta Cuka | BIRN

“Migrimi” masiv i të rinjve shqiptarë nga stolat e parqeve drejt karrigeve të kafeneve i ka lënë të parat në një hije trishtimi dhe skamjeje, të frekuentuara kryesisht nga të moshuarit.

Në kontrast me vendet europiane, ku parqet janë vendi në të cilin të rinjtë kalojnë më së shumti kohën, përmes këtij fotoreportazh, fotografja Loreta Cuka i pasqyron stolat në Shqipëri si ‘frone’ të vetmisë për të moshuarit dhe të pastrehët që kalojnë në to disa orë të ditës ose natës.

Shqipëria renditet e dyta në botë për numrin e kafeneve në raport me popullsinë, pavarësisht se të ardhurat për banor nga më të ulëtat në Europë. Me 2.8 milionë banorë, për 100.000 shtetas në Shqipëri ka 473 kafene.

Vendi i parë në botë për kafenetë në raport me popullatën është Spanja me 587 kafene për 100.000 banorë megjithëse Spanja ka një popullsi që arrin në 46 milionë banorë.

Jeta ‘e trishtuar’ e stolave në parqet e Tiranës. Foto: Loreta Cuka