Kryesore Jeta luksoze mes armëve dhe eurove e vrasësit të komisar Cukut: Asgjë...

Jeta luksoze mes armëve dhe eurove e vrasësit të komisar Cukut: Asgjë s’është e pamundur

Mikel Shallari është vrasësi i Artan Cukut.

Në një analië të profilit të tij në Facebook, 25-vjeçari jetonte mes luksit dhe pasionit për armët.

I riu ka publikuar disa foto në faqen e tij në Facebook i rrethuar nga eurot.

Motoja e tij është: Asgjë nuk është e pamundur.

Ai duket i pasionuar pas motorëve, por edhe pas aktorëve Vin Diesel dhe Al Paçinos, ku ka publikuar edhe një foto nga filmi Toni Montana.

Shallari shkruan se punon në: “Paradite pushim, mbasdite pa pun, natën pa gjum.”

Ai studion në: “Asgjë s’është e pamundur.”

Më parë ka zhvilluar mësimin në: “Gjimnazi i përgjitshëm Kuçovë”.

Ai ka shkuar tek: “Shkolla e Mesme Profesionale “Myrteza Kepi” Teknikumi Kuçovë/ Albania”.

Mikel Shallari dyshohet se është vrasës me pagesë.

Në vrasjen e Cukut kanë marrë pjesë sipas policisë tre persona, përpos Shallarit që është arrestuar, dy të tjerët janë në kërkim.