Sport Jo dallgët dhe peshkaqenët, sërfistja e famshme vdes nga goditja e rrufesë...

Jo dallgët dhe peshkaqenët, sërfistja e famshme vdes nga goditja e rrufesë në mes të detit

Një tragjedi e madhe ndodhi në El Salvador. Sërfistja Katherine Diaz u vra nga rrufeja në plazhin El Tunco.

Tragjedia ndodhi rreth një stuhie të madhe. Diaz dyshohet se u godit nga rrufeja ndërsa hyri në ujë, shkruajnë mediat e huaja.

Njerëzit që ishin afër nxituan për të shpëtuar para se të vinte ambulanca dhe e transferuan atë në spital.

Fatkeqësisht, ata nuk arritën ta shpëtonin atë.

Katherine Diaz ishte në përgatitje për Lojërat Botërore të Surfingut në El Salvador, të cilat janë planifikuar të fillojnë në 29 maj.

Në këtë lloj gare ajo pritej të bënte debutimin e saj në Lojërat Olimpike në Tokio.

“Sportistja e madhe na ka lënë”, shkroi Federata e Surfit e El Salvador.

Diaz ishte një nga sërfistet më të mira në këtë vend. Ajo hyri në këtë sport herët, e nxitur dhe nga babai i saj Joze Diaz, i cili është president i Shoqatës së Surfit në El Salvador.