Bota Jo vetëm marrëveshje me Serbinë, Trump: Kosova, marrëdhënie diplomatike me Izraelin

Jo vetëm marrëveshje me Serbinë, Trump: Kosova, marrëdhënie diplomatike me Izraelin

Përveç marrëveshjes ekonomike me Serbinë, presidenti i SHBA, Donald Trump njoftoi se Kosova ka rënë dakord për të normalizuar dhe vendosur marrëdhëniet diplomatike me Izraelin.

Përpara takimit me kryeministrin Hoti dhe presidentin Vuçiç, Trump gjithashtu zbuloi se edhe Serbia ka shprehur angazhimin për të zhvendosur ambasadën e saj në Jeruzalem.

Presidenti Trump vlerësoi marrëveshjen ekonomike të arritur mes Kosovës dhe Serbisë dhe e cilësoi atë një përparim shumë të madh, pas më shumë se një dekade kur Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008.