Sport Joao Felix: Dua të jem si CR7, është ëndrra e çdo futbollisti

Joao Felix: Dua të jem si CR7, është ëndrra e çdo futbollisti

Atletico Madrid ndodhet në SHBA për turneun e fazës përgatitore dhe fokusi është sigurisht tek Joao Felix, i cili u ble për 120 mln euro nga Benfica.

Sulmuesi portugez tregoi qartë objektivat e tij, duke shprehur dëshirën për të fituar gjithçka të mundshme, ashtu siç ka bërë edhe Cristiano Ronaldo.

“Dëshiroj të fitoj të gjithë kompeticionet e mundshme, kush nuk do të donte. Ne po stërvitemi dhe po punojmë çdo ditë, duke i marrë ndeshjet me radhë, stërvitjet po ashtu dhe më pas sa më shumë trofe të fitojmë është më mirë për ne”, tha fillimisht 19-vjeçari.

“Sulmuesit e Atleticos janë shumë të fortë dhe lojtarë të mëdhenj dhe unë dua të jem një ndër ta, prandaj zgjodha të vij këtu. Cristiano Ronaldo është fitues i 5 Topave të Artë dhe kjo është ëndrra e çdo futbollisti: të jetë si Ronaldo”, përfundoi Felix fjalët e tij për “ESPN”.