Bota Joe Biden, zyrtarisht president i 46-të i SHBA

Joe Biden, zyrtarisht president i 46-të i SHBA

Kongresi Amerikan ka certifikuar fitoren e Kolegjit Elektoral të Joe Biden.

Numërimi i tre votave elektorale të Vermontit e vendosi Biden dhe Zëvendës Presidenten e zgjedhur, Kamala Harris mbi pragun 270, i nevojshëm për të fituar presidencën.

Senati dhe Dhoma hodhën poshtë kundërshtitë për mos pranuar votat elektorale për Biden.

Republikanët kundërshtuan gjithashtu votat elektorale të Arizonës, Nevadës dhe Miçiganit, por mocionet dështuan para se të mbërrinin në debat.

Certifikimi erdhi pasi protestuesit e pro Donald Trump sulmuan Capitol-in, më herët gjatë ditës së mërkurë.

Seanca e përbashkët e Kongresit, e cila normalisht është një hap ceremonial, u pezullua për disa orë pasi turma bastisi ndërtesën.

Me këtë rezultat, merr fund edhe një prej zgjedhjeve më të kontestuara në historinë moderne amerikane, ndërsa Biden pret tashmë 20 janarin për të bërë betimin dhe për të nisur presidencën e tij. Demokratët siguruan një tjetër fitore të mërkurën, duke marrë edhe 2 vende në Senat, çka i japin kontrollin e dy dhomave për herë të parë pas 10 vitesh.