Bota John Kerry, mesazh për Trump: Dorëhiqu!

John Kerry, mesazh për Trump: Dorëhiqu!

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry i bëri thirrje Presidentit Trump që të japë dorëheqjen pas bllokadës së pazakontë të qeverisë amerikane.

Kerry e vlerësoi si “absolutisht e turpshme” bllokadën e pjesshme të autoriteteve federale amerikane dhe shtoi se nëse do ishte në vendin e Trump, do jepte dorëheqjen.

Kerry nuk përjashton mundësinë e kandidimit të tij në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të planifikuara për vitin 2020.

“Unë publikisht e them se nuk e përjashtoj kandidimin dhe po fillojë të planifikojë një fushatë aktive në vitin 2020”, tha Kerry, 75 vjeç.

John Kerry, i lindur në vitin 1943, ishte kandidati demokrat për president amerikan në zgjedhjet e vitit 2004, por humbi përballë republikanit George W. Bush.