Bota Johnson me dy standarde: Nuk i pranon Skocisë anti-Brexit një referendum të...

Johnson me dy standarde: Nuk i pranon Skocisë anti-Brexit një referendum të dytë për pavarësinë

Kryeministrja skoceze Nicola Sturgeon i tha të shtunën Kryeministrit britanik Boris Johnson se ai duhet të përqendrohet në realitet dhe të pranojë që Partia Kombëtare Skoceze (SNP) është mandatuar për një referendum të dytë të pavarësisë.

SNP fitoi 48 nga 59 vendet skoceze në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar në zgjedhjet e fundit parlamentare, duke bërë që Sturgeon të intensifikojë kërkesat për mbajtjen e një referendumi të dytë të pavarësisë.

Johnson, megjithatë, në një bisedë telefonike i përcolli asaj kundërshtinë për një tjetër referendum.

“Unë i thashë me vendosmëri se kisha një mandat t’u ofroja njerëzve një zgjedhje. Ai përsëriti se e kundërshton atë”, i tha Sturgeon mediave britanike.

Skocezët votuan të mbeten në Mbretërinë e Bashkuar në referendumin e vitit 2014 për pavarësinë, por gjithashtu votuan të mbeten në Bashkimin Evropian në referendumin e Brexit në 2016, ndërsa një shumicë në Angli dhe Uells votuan të largohen nga BE.

“Skocia shumë qartë dëshiron një të ardhme të ndryshme nga ajo e zgjedhur nga pjesa tjetër e Mbretërisë së Bashkuar. Skocia dëshiron të ketë të drejtën të zgjedhë të ardhmen e saj”, përfundoi Sturgeon.