Sport Jose Mourinho është gati për t’u rikthyer në Angli, një klub surprizë...

Jose Mourinho është gati për t’u rikthyer në Angli, një klub surprizë pas tij

Jose Mourinho është një ndër emrat më të lakuar së fundmi për të marrë një pankinë. Në Spanjë raportojnë për të akord me Florentino Perez për të drejtuar Real Madrid, ndërkohë që vetë portugezi ka treguar se ka refuzuar shumë oferta.

“Special One” kërkon një klub ku mund të fitojë trofe dhe tashmë emri i tij lidhet me Arsenalin. “The Sun” shkruan së Mourinho nuk do t’i thoshte jo “Topçinjve”. Pasi ka fituar trofe me Chelsea dhe Manchester United, teknikun e ngacmon ideja për t’u bërë trajneri i parë që ia del të fitojë me tre klube të ndryshme angleze.

Gjithsesi Mourinho ngacmohet edhe nga ideja Tottenham. Portugezi dëshiron shumët të vazhdojë të drejtojë në Angli dhe zërat janë të shumtë që e shohin atë në krye të një ekipi në Premier League.