Extra Ju pëlqen kafeja e hidhur? Nuk e dini, por ndoshta jeni…

Ju pëlqen kafeja e hidhur? Nuk e dini, por ndoshta jeni…

Ata që preferojnë kafen e hidhur, mund të fshehin psikopati me prirje sadiste. Kjo është teza e një studimi të kryer në Universitetin e Innsbruck-ut dhe të botuar në revistën “Appetite”. Studimi sugjeron një korrelacion midis tipareve të personalitetit sadist ose psikopatik dhe preferencave për kafen pa sheqer dhe ushqimet e tjera të hidhura.

Hulumtimi në fakt është kryer në vitin 2015, por kohët e fundit është rikthyer në vëmendje, pasi është cituar nga faqja shumë e ndjekur “Reader’s Digest”, pasi një studim i mëtejshëm i Universitetit Roosevelt në Çikago thelloi analizën, duke zvogëluar ndjeshëm rezultatet.

Steven Meyers, profesor i psikologjisë, kritikon studimin austriak, sepse gjeti vetëm një “lidhje shumë të vogël” midis preferencës për gjëra të hidhura dhe të ashtuquajturave tipare makiaveliane. “Rezultatet duhet të interpretohen me kujdes – tha ai – dhe duhet të rishikohen disa herë nga të tjerët përpara se t’u jepen kredite”.

Intervistat me një mijë të rritur për preferencat e tyre të shijes nuk kanë qenë të mjaftueshme, as katër testet e ndryshme të personalitetit, për të vlerësuar tiparet makiaveliane si narcizizmi, psikopatia, sadizmi dhe agresiviteti.

Ekipi i Innsbruck-ut ngul këmbë në një lidhje mes preferencës për ushqime të hidhura (nga rrepat tek uji tonik, për shembull) dhe një “sadizmi të përditshëm”, i cili përfshin kënaqësi në shkaktimin e niveleve të moderuara të dhimbjes ndaj të tjerëve. Dhe ai beson se njerëzit që pinë kafe me qumësht ose sheqer (dhe i duan të ëmblat) priren të kenë tipare më të këndshme të personalitetit dhe prirje drejt simpatisë, bashkëpunimit, mirësisë. Jo vetëm kaq: ata sugjerojnë që shoqërimi i ushqimeve të hidhura me tendenca psikopatike mund të bëhet kronike dhe të përkeqësohet me kalimin e kohës.

Nga ana tjetër, stafi amerikan i udhëhequr nga Meyer nënvizon se si preferencat e shijes ndikohen nga kultura jonë dhe përvoja personale, jo vetëm nga tiparet e personalitetit, dhe që në çdo rast priren të ndryshojnë me moshën. Kur jemi fëmijë, për shembull, ne i urrejmë perimet, por kur rritemi i duam (madje, shumica e njerëzve nuk e pëlqejnë fare kafen herën e parë që e provojnë, thotë ai).

Për të mos përmendur që ata që e pëlqejnë kafenë e hidhur – shton ai – thjesht mund të jenë më të vëmendshëm për shëndetin dhe formën fizike, duke preferuar të shmangin shtimin e sheqernave dhe yndyrnave.