Bota Juncker: Italia mban barrën më të madhe të emigracionit

Juncker: Italia mban barrën më të madhe të emigracionit

Për sa i përket migracionit, ne kemi nevojë për një solidaritet më të artikuluar midis Europës dhe Italisë, që ka një barrë të madhe në këtë fenomen, deklaroi presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker duke kujtuar financimin e një miliard eurove akorduar Italisë.

”BE nuk e la vetëm Italinë”, deklaroi Juncker, pas takimit me kryeministrin italian, Giuseppe Conte.

”Jam i shqetësuar se ekonomia italiane vazhdon të bjerë dhe unë shpresoj se autoritetet do të bëjnë përpjekje shtesë për të mbajtur gjallë rritjen ekonomike”, tha nga ana e tij kryeministri italian, Giuseppe Conte në fund të takimit në Palazzo Chigi me presidentin Jean-Claude Juncker.