Sport Jurgen Klopp “emëron” trajnerin e ardhshëm të Manchester United

Jurgen Klopp “emëron” trajnerin e ardhshëm të Manchester United

Liverpool udhëton drejt “Old Trafford” këtë fundjavë për sfidën kundër Manchester United për Premier League dhe në prag të kësaj ndeshje trajneri Jurgen Klopp ka dalë në konferencë për shtyp, teksa u ndal të flasë gjatë për homologun e tij, Ole Gunnar Solskjaer.

“Nuk ka asnjë dyshim që ai do të jetë menaxher i United sezonin e ardhshëm. A mund ta imagjinoni momentin kur ata të sjellin një menaxher të ri dhe ai humbet në ndeshjen e parë?

E pra, kjo është e pamundur.  Ai e meriton 100%. Ai ka bërë gjithçka që duhet të bësh që të jesh i suksesshëm me ta”, theksoi gjermani.

Më tej ai shtoi se United tani është në tjetër nivel, edhe pse vuri në dukje se nuk po hidhte poshtë punën e Jose Mourinho, por sipas tij problemet në frymën e grupit e penalizuar ekipin dhe portugezin.

“Që kur shkoi Solsjkaer aty gjithçka ndryshoi. Pogba po kalon një superformë. Mbrojtja ishte mirë më parë, por tani është plot me besim dhe e përdorin potencialin e tyre”, shtoi më tej Klopp.