Sport Jurgen Klopp i mbyll derën kombëtares gjermane

Jurgen Klopp i mbyll derën kombëtares gjermane

Largimi i Joakim Löw nga pankina e kombëtares gjermane pas përfundimit të Europianit ka vënë në lëvizje Federatën Gjermane të Futbollit. Shumë emra po lakohen si pasues të tij në krye të Pancerave. Ai që përflitet më shumë si zëvendësues i Löw është trajneri aktual i Liverpool, Jurgen Klopp. Rezultatet negative të javëve të fundit kanë ngritur dyshime se “The Reds” po mendon shkarkimin e gjermanit.

Por, pavarësisht kësaj, Klopp ka hedhur poshtë të gjithë zërat, duke pranuar se nuk është gati për të drejtuar një kombëtare dhe se do të respektojë kontratën që ka me kampionët e Anglisë.

“Nuk jam i gatshëm të drejtoj kombëtaren e Gjermanisë, as tani, as pas verës. Në Gjermani ka trajnerë të mirë sa të duash. E kuptoj dhe dorëheqjen e Löw, ai do të dali fitues në Euro 2020 duke u larguar me lavdi. Kam një kontratë edhe për tre vite me Liverpool dhe do ta respektoj”, tha Klopp.

Po nëse ai dështon në përmbushjen e objektivave sezonal? Për momentin ai mori besimin e drejtuesve të Liverpool, por nëse Klopp nuk arrin zonën Champions për sezonin e ardhshëm dhe nuk shkon të paktën në finale në sezon aktual, me siguri do të vijë shkarkimi. Kështu që kurrë mos thuaj kurrë.