Sport Juventus befason, ka gati ofertën për Edin Dzekon

Juventus befason, ka gati ofertën për Edin Dzekon

Janë shumë emrat që qarkullojnë për atë që do të marrë vendin e Gonzalo Higuain: nga Milik te Gabriel Jesus dhe deri te Jimenez. Megjithatë, në orët e fundit emri i Edin Dzeko-s ka shkuar në krye të listës së dëshirave të bardhezinjve.

Siç dihet, për sulmuesin boshnjak të Romës interesohet edhe Interi. Prej kohësh skuadra e Conte-s ka provuar t’ia marrë verdhekuqve, por në fund nuk është bërë asgjë.

Megjithatë, tani gjërat mund të ndryshojnë dhe Dzeko mund të marrë një ofertë interesante nga Juventus që, njëkohësisht, mund t’i propozojë Romës një ofertë të kënaqshme për të gjitha palët.

Ideja e bardhezinjve është ajo e një këmbimi për të bindur verdhekuqtë. Romero, Bernardeschi dhe të tjerë… Këta janë emrat që Zonja e Vjetër mund të ofrojë për të formuar një treshe sulmuese të frikshme me Dzeko, CR7 dhe Dybala.