Sport Juventus ndryshon emrin… në “FIFA”

Juventus ndryshon emrin… në “FIFA”

Në lojën e famshme “FIFA” në “Play Station” nuk do të mund ta gjeni më Juventusin. Edhe pse bardhezinjtë kanë me miliona tifozë në mbarë botën, kampionët e Italisë mungojnë në këtë lojë.

Mes palëve nuk është arritur një marrëveshje për përdorimin e emrit. Dhe për këtë arsye “FIFA” ka vendosur që të përdorë emrin Piemonte Calcio.

Megjithatë, në skuadrën me këtë emër do të gjeni Ronaldon e shokët e tjerë të tij të ekipit. Në fakt përdorimi i emrit Juventusi nuk u lejua nga Pro Evolution Soccer, që ka ekskluzivitetin për skuadrën bardhezi, por natyrisht që nuk bllokon krijimin e skuadrës.