Sport Juventus nuk di më të fitojë, pas Championsit, zhgënjen dhe në kampionat

Juventus nuk di më të fitojë, pas Championsit, zhgënjen dhe në kampionat

Juventusi ka pësuar një tjetër disfatë pas asaj në Champions League përballë Chelsea, kësaj here në kampionat.

Bardhezinjtë u mundën me rezultatin e ngushtë 0-1 në shtëpi nga Atalanta, e cila vazhdon të tregojë se është një kockë e fortë në kampionatin italian.

Goli për miqtë u shënua nga Duvan Zapata në minutën e 27 të pjesës së parë dhe deri në fund të takimit ky rezultat nuk ndryshoi, ndonëse vendasit u përpoqën me të gjithë mënyrat.

Pas kësaj humbje, Zonja e Vjetër renditet në vendin e 8 në kampionat me 21 pikë të grumbulluara pas 13 javësh, ndërsa Atalanta vijon ngjitjen drejt kreut.