Sport “Juventusi është i patrajnueshëm”; Allegri i përgjigjet Sarrit para përballjes direkte

“Juventusi është i patrajnueshëm”; Allegri i përgjigjet Sarrit para përballjes direkte

Orë të nxehta te Juventusi në kuadër të ndeshjes së nesërme në Serie A kundër Lazios.

Në prag të kësaj transferte, Massimiliano Allegri foli në një konferencë për shtyp: “Shifrat tregojnë se në 10 vitet e fundit, Lazio dhe Juventusi i kanë ndarë trofetë. Ndoshta, përveç një herë. Do të jetë një ndeshje e mirë mes dy skuadrave që lundrojnë në vendin e katërt. Duhet të jemi të kujdesshëm, sepse kjo sfidë vjen pas pushimit, kështu që duhet të mësohemi të luajmë përsëri”.

Lidhur me kushtet e lojtarëve: “Unë pashë vetëm lojtarët europianë dhe jo amerikano-jugorë. Do t’i vëzhgoj sot. Nuk e di ende formacionin, nëse më pyesni. Do të shoh kush mund të vijë në Romë. Dybala? Po përpiqet të stërvitet. Edhe nëse në nivelin mjekësor, pulpa e këmbës nuk ka asgjë, do ta shohim. Kean? Ai është i disponueshëm”.

Për atë se çfarë e pret në këtë transfertë: “Juventusi duhet të luajë një ndeshje siç duhet. Në posedim duhet të jemi mirë, sepse Lazio ka lojtarë shumë teknikë, duke përfshirë Milinkovic-Savic, Luis Alberto dhe Pedro. Ne duhet të mbrohemi mirë, kur nuk do ta kemi topin në zotërim”.

Pastaj, një prognozë për angazhimet e këtij muaji: “Nuk kemi nevojë të flasim tani. Duhet të bëjmë mirë, që të rikuperojmë pikët. Ne kemi nevojë për fakte dhe rezultate. Duhet të mendojmë të bëjmë gjërat e duhura për t’u përmirësuar në të gjitha fazat e lojë dhe në renditje. Champions-i me Chelsea? Ne jemi kualifikuar tashmë, do të luajmë për vendin e parë në grup”.

Për ndeshjen kundër Sarri: “Ai ka thënë se Juventusi është i patrajnueshëm? Maurizio fitoi titullin këtu, ka pasur suksese në skuadrat ku ka shkuar. Duhet ta pyesni atë pse tha kështu. Maurizio është një trajner shumë i mirë. Nuk duhet harruar se këtu ka fituar një titull kampion. Tani është momenti që të veprojmë, jo të mendojmë dhe të flasim”.