Sport Juventusi është “kanibal”, asnjë në Europë me hapin e bardhezinjve

Juventusi është “kanibal”, asnjë në Europë me hapin e bardhezinjve

Fillimi i mirë është gjysma e punës. Një proverb që zë vend edhe në futboll, e sidomos për ekipin kampion të Italisë, Juventus. Bardhezinjtë janë një hap para rivalëve në Serinë A, por është interesant fakti që mbeten ekipi i vetëm “big” në Europë që nuk ka pësuar asnjë humbje në të fillim sezoni.

Nëse marrin në analizë vetëm kampionatet, Juventusi, në fakt, nuk është e vetmja që nuk e ka provuar “shijen” e disfatës: edhe Liverpooli në Premier League, Real Madridit në La Liga dhe Wolsfsburgu në Bundesligë (vendi i dytë), nuk janë mundur në takimet e para.

Por nëse hedhim vështrimin më tej, muzika ndryshon. “The Reds” (8 fitore në 8 ndeshje në Premier) janë mposhtur nga Napoli në Champions, “Los Blancos”, të drejtuar nga Zidane, kanë zhgënjyer në Champions, sidomos me humbjen e thellë ndaj PSG-së. Vetëm Wolfsburgu (4 fitore dhe 3 barazime në Bundesligë) nuk njeh humbje në garat e tjera, por të mos harrojmë që nuk merr pjesë në Champions, por në Europa League.