Sport Juventusi humbet durimin me sjelljet e Rabiot, divorc i pashmangshëm në verë

Juventusi humbet durimin me sjelljet e Rabiot, divorc i pashmangshëm në verë

Adrien Rabiot dhe Juventusi janë gjithmonë e më shumë larg. Para së gjithash, fizikisht. “La Stampa” tregon në fakt se mesfushori francez ka vendosur të bëjë grevë dhe protestojë kështu për vendimin e klubit që ka shkurtuar rrogat.

Francezi ndodhet në vilën e tij dhe, i këshilluar nga e ëma e tij që është edhe agjente, dëshiron që të ndryshojë fanellë në qershor: ish-lojtari i PSG, me një karakter disi të veçantë, e ndjen veten pak të konsideruar nga Maurizio Sarri dhe tashmë synon Premier League, edhe për arsye ekonomike (rrogë më të mirë).

Mund ta pranojë Everton: Ancelotti i dha mundësi të debutonte në vitin 2012 dhe raportet mes të dyve janë shumë të mira. Rabiot e ka ndarë mendjen dhe në Torino nuk dëshiron më të kthehet.