Extra Ka 39 vjet që i bën gruas të njëjtën dhuratë për Shën...

Ka 39 vjet që i bën gruas të njëjtën dhuratë për Shën Valentin për një arsye prekëse (VIDEO)

79
0
Shpërndaje

Një burrë ka 39 vjet që i bën gruas së tij të njëjtën kuti me çokollata në Ditën e Shën Valentinit.

Gruaja ka humbur kontaktin me botën rreth saj për shkak të sëmundjes së Alzheimerit.

Ron dhe Donna Kramer janë një çift i martuar nga Albuquerque që u takuan për herë të parë në vitin 1979 kur Ron trokiti në derën e saj duke punuar si shitës i sigurimeve.

Pasi çifti filloi të takoheshin, Ron e pyeti atë se çfarë donte si dhuratë për Ditën e Shën Valentinit.

Ajo i tha atij se donte çokollata nga Candies dhe ai e bleu.

Kutia prej zemre mund të mbushej sërish vitin tjetër, ndaj Ron e ruajti për vitin e ardhshëm, dhe që prej atëherë ai vijon traditën çdo vit.

39 vjet më vonë, tani që Donna jeton në një shtëpi të moshuarish, Ron ende përdor kutinë prej zemre të mbushur me çokollata, për të treguar adhurimin e tij për gruan në Ditën e Shën Valentinit.

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in