Sport “Ka mendjen dhe zemrën e një greku”, zbuluesi i Durmishajt: Ka vuajtur...

“Ka mendjen dhe zemrën e një greku”, zbuluesi i Durmishajt: Ka vuajtur racizmin

Mes mistereve, presioneve, joshjeve, ofertave dhe takimeve të shumta, sulmuesi Fiorin Durmishaj, duket se ka pranuar të luajë për Greqinë. Një zgjedhje e befasishme që la të shtangur jo vetëm Kristian Panuçin, por edhe Federatën Shqiptare të Futbollit.

Në një intervistë për “Fosonline”, zbuluesi i 22-vjeçarit, Gianis Pavlopulos ka hedhur dritë mbi gjithçka duke treguar se Durmishaj ka zemrën dhe mendjen e një greku.

“Durmishaj është i apasionuar pas futbollit dhe jep 110% nga vetja e tij. E përjeton gjithmonë me emocione të mëdha ndeshjen. Unë jam krenar për të, sepse ka pasur një karrierë të vështirë.

Jemi duke folur për një familje të varfër, me shumë probleme. Duhet ta dini që ky djalë ka kaluar shumë probleme në Greqi, si dhe ka vuajtur  racizmin. Kjo është arsyeja se pse ai ka arritur kaq shumë, se ka një shtysë. Pjesa e të luftuarit, e ka bërë atë edhe më të veçantë. Gëzohem kur dëgjoj se ai do të veshë fanellën e Greqisë. Është më i miri në moshën e tij.

Sigurisht që ai është grek, pasi u rrit këtu. Po, e do vendin e prindërve të tij, por gjithashtu do edhe Greqinë. Unë e di që ai ka mendjen dhe zemrën e grekut dhe prandaj do të veshë këtë fanellë e jo të Shqipërisë”, u shpreh Pavlopulos.