Sport Ka sërish probleme, Neuer rrezikon 3 muaj jashtë!

Ka sërish probleme, Neuer rrezikon 3 muaj jashtë!

Nuk ka paqe për Manuel Neuer. Pasi humbi pothuajse të gjithë sezonin e kaluar për shkak dëmtimi, portieri dhe kapiteni i Bayern Munich i cili ende nuk është rikthyer në formën e tij më të mirë rrezikon të mbyllë përpara kohe edhe këtë sezon.

Neuer ka probleme me gishtin e madh të njërës dorë, nyjet lidhëse të të cilit po krijojnë probleme serioze te portieri shtatlartë dhe nëse analizat e konfirmojnë diçka të tillë që Neuer ka probleme me ligamentet e gishtit të madh atëherë ai rrezikon të qëndrojë për rreth 3 muaj larg fushave të futbollit dhe të mbyllë përpara kohe këtë sezon.

Në rast të kundërt mund ta kalojë me disa javë terapi, megjithatë e sigurtë është mungesa e portierit të Bayernit në sfidën e parë të raundit të 1/8-ave të Champions League ndaj Liverpoolit.