Extra Ka thyer çdo rekord, eksperti i IT: Këto qytete mbështesin 100% Luizin....

Ka thyer çdo rekord, eksperti i IT: Këto qytete mbështesin 100% Luizin. Ja kush nga banorët e BBVIP humbi ndjekësit

Luizi Ejlli ka kaluar çdo pritshmëri, ndërsa hyri në Big Brother VIP. Ndonëse brenda shtëpisë është personazhi më pak i preferuar, jashtë është krejt e kundërta. Luizi ka thyer çdo rekord të mundshëm. Ai është personazhi më i kërkuar në Google. Eksperti i IT-së Said Duleviç i ftuar në Dritare TV, thotë se numërohen miliarda hashtag-e në Google vetëm për Luizin. Ai është personazhi më i kërkuar në Googel dhe pas tij vjen Kiara. Sipas tij Tirana dhe Shkodra janë 100% ndjekës të Big Brother.

Qyteti që rri 100% pjesa e Search Volume është Shkodra, kjo për shkak të Luizit. Pastaj vjen Leha, Elbasani, Tirana, etj.

Për fjalët kyçe më të kërkuara e mban kryesinë Shkodra, për fjalën Big Brother janë Tirana dhe Shkodra 100%. Konkurrenti i dytë më i klikuar pas Luizit është Kiara.

Hashtag-et e saj arrijnë deri në 500 milionë, pra sa gjysma e Luizit. Dhe më pas vijnë Olta dhe të tjera personazhe. Luizi është personazhi më i kërkuar ne Google këtë BBV, për shkak të mënyrës sesi ai e ka luajtur lojën”, tha eksperti i IT.

Banorët e shtëpisë së BBVIP janë tashmë personazhe të njohur me shumë ndjekës në rrjete sociale, por futja e tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, i ka rritur edhe më tepër ndjekësit. Eksperti i IT u shpreh se në rrjet ulje të shifrave të ndjekësve ka shënuar vetëm një nga banorët e Big Brother, Kejvina. Dalja e saj nga BBVip duket se ka sjellë dhe mospëlqimin e ndjekësve.

“Duke parë edhe Tik Tokun, trend i i ndjekjes së Big Brother nis që nga moshat e reja. Rritjen e ndjekësve e kanë pasur shumë personazhe, kryesisht në Instagram. Por ashtu si ka pasur konkurrent që kanë gjeneruar ndjekës ka pasur edhe nga ata që kanë humbur të tillë, siç është Kejvina. Për shkak të debateve dhe ecurisë së lojës ajo ka humbur ndjekësa në rrjet”, tha Duleviç.