Kulturë “Kadareja duhej të merrte Nobel-in në vitet 90”, ish-anëtari i Akademisë Suedeze:...

“Kadareja duhej të merrte Nobel-in në vitet 90”, ish-anëtari i Akademisë Suedeze: Para tij, e meritonte Lasgushi

“Ismail Kadare duhej të kishte marrë Çmimin Nobel në fillim të viteve 90″. Kështu u shpreh ish-anëtari i Komitetit të Akademisë Suedeze, Kristoffer Leandoer në një intervistë për Euronews Albania.

Ai e cilësoi Kadarenë si një shkrimtar vërtet shumë të mirë që ka shkruar disa nga kryeveprat më të mëdha të shekullit 21, “Kroninë në Gur”, “Pallati i Ëndrrave” dhe 5-6 krijimtari të tjera, që sipas tij janë absolutisht gjeniale.

“E di nga eksperienca që akademia do të shpërblejë shkrimtarë që janë në proces të të shkruarit dhe që do të vazhdojnë të shkruajnë. Nuk jam shumë i sigurt që ky është rasti. Prandaj, mendoj se akademia e ka humbur mundësinë për ta vlerësuar Kadarenë dhe gjuhën shqiptare për herë të parë, në fillim të viteve ’90. Kjo do të kishte qenë koha perfekte për t’ia dhënë atij çmimin”, shtoi ai.

Shkrimtari nënvizoi se “Shqipëria duhet të prodhojë një shkrimtar të ri si Ismail Kadare, për të pasur shansin që të fitojë çmimin Nobel”.

Gjatë intervistës ai përmendi edhe shkrimtarin Lasgush Poradeci, për të cilin theksoi se duhet të kishte marrë çmimin “Nobel” përpara Kadaresë.

“Një shkrimtari në gjuhën shqipe që do të kisha dashur t’ia jepja çmimin Nobel përpara Kadaresë do të kishte qenë Lasgush Poradeci, që është i mrekullueshëm”, përfundoi ai.