Politika Kadastra, qeveria cakton anëtarët e Këshillit Drejtues

Kadastra, qeveria cakton anëtarët e Këshillit Drejtues

Qeveria emëroi në mbledhjen e sotme anëtarët e Këshillit Drejtues të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, institucion i krijuar pas shkrirjes së Hipotekës me ALUIZNI-n, dhe që drejtohet nga Artan Lame.

Këshilli Drejtues i Kadastrës do të përbëhet nga 7 anëtarë, të gjithë përfaqësues të qeverisë.

⦁ Znj. Majlinda Dhuka, përfaqësues i Kryeministrisë;

⦁ Përfaqësues i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Sekretari i Përgjithshëm;

⦁ Z. Gentian Deva, përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë;

⦁ Znj. Ermira Gjeçi, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;

⦁ Z. Artan Shkreli, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë;

⦁ Z. Klaudio Çollaku, përfaqësues i Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor;

⦁ Znj. Aurora Alimadhi, përfaqësues i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.